Nё emisionin e mbrёmshёm “Opinion”, nё Tv Klan, kryeministri i Shqipёrisё, Edi Rama, theksoi se me homologun e tij kosovar, Albin Kurtin, ka “mosdakordёsi konceptuale” pёr politikёn rajonale, ndёrkohё qё solli jo pak argumente, se pёr kёtё ҫёshtje, ka pajtim tё plotё konceptual me presidentin serb, Aleksandёr Vuҫiҫ. Nё kёtё kontekst, Kurti paraqitet si njё fqinj grindavec, kurse Vuҫiҫi, si njё vёlla me tё cilin merret vesh.

Rama e vuri nё shёnjestёr “procesin e Berlinit” si “shumё tё avashtё dhe qё varet nga burokracia europiane”, ndёrkohё qё ngriti nё qiell nismёn “Ballkani i hapur”, e cila, sipas tij, nuk varet nga tё tjerёt, por nga vetё ne ballkanasit. “Ballkani-ballkanasve” ёshtё njё tezё e vjetёr e Moskёs qё synon largimin e kёtj rajoni nga Perёndimi, pёr tё mbetur nё domenin rus. Ky ёshtё shёrbimi mё i mirё qё ai i bёn vёllait tё madh tё “vёllait” tё tij – Vladimir Putinit.

Nё vazhdim, Rama deklaroi se “Ballkani i hapur” ёshtё interes strategjik i kombit shqiptar, duke zhvendosur boshtin e interesave tё vёrteta strategjike tё shqiptarёve si bashkёpunimi Kosovё- Shqipёri, intergrimi euro-atlantik dhe forcimi i marrёdhёnieve me aleatёt strategjikё – Brukselin dhe Uashingtonin.

Qёndrimi i Ramёs tё kujton atё tё regjimit monist, tё bazuar nё ideologjinё komuniste, pёr “vёllezёrit kinezё” dhe “shokёt kosovarё”.

Po qёndrimi i Ramёs mbi ҫfarё ideologjie bazohet?