Festivali më i madh shqiptar në Zvicër, Alba Festival, është anuluar për këtë vit si pasojë e gjendjes me pandeminë, transmeton Gazeta Metro.

Ky lajm është bërë i ditur ngas organizatorët e këtij festivali, i cili është tejet i famshëm ku marrin pjesë yje të shumta të shoëbizzit.

Ata kanë njoftuar se me keqardhje festivali do anulohet, dhe vendimi për këtë është marrë më pak se 48 orë para fillimit të tij.

‘’Me keqardhje iu njoftojmë se duhet të marrim marrim parasysh vendimin e këshillit qeveritar, i cili tërheq miratimin e dhënë për Festivalin Alba më pak se 48 orë para fillimit të festivalit. Tani po e shqyrtojmë këtë vendim nga pikëpamja ligjore dhe do iu njoftojmë menjëherë’’, thuhet në njoftim./gazetametro.net