Gjithçka u vjeshtë:

Ikin qiejt krahë zogjsh verorë,

Kanë ftohtë edhe diejt e ikin s’di se ku,

Ik dhe vetja ime

Nga unë….

Ty po

Me veten time dikurshme

brigjet e vetmive Veriut

Diej ftohtë

Ta paskan prarue fytyrën !

Harruan vajzat mbiemrin e parë,

Unë ,thjesht kam harruar

Emrin e lumenjve

1 tetor 2020