Këndi “Anti-Covid” është një nismë më se senzibilizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 e drejtuar nga bashkatdhetari, humanisti, që me përkushtim dashurinë për atdheun e kthen në ndërrmarrje konkrete – z. Agron Rahimi.

Ky aksioni i sotëm u organizua për nder të 1 Gushtit – Dita e Diasporës në Bujanoc e vazhdon nesër edhe në Preshevë.

Edhe njëherë, përtej paraqitjes, diaspora shqiptare është një vlerë e shtuar e Luginës. Ajo nuk është vetëm një burim, faktor dhe rezervuar të të ardhurash financiare, por një kapital i madh njerëzor, social dhe vleror.

Këtë vit për shkak të pasigurisë shëndetësore me pandeminë Covid-19, mërgimtarët nuk kanë vizituar vendlindjen si viteve tjera, humanist dhe aktivist nga Diaspora kanë mundësuar që të lehtësohen nga dyshimet me virusin qytetarët pa dallim përkatësisë nacionale, racore a fetare.

Këndi Anti-Covid po organizohet nga Diaspora Shqiptare, Këshilli Kombëtar Shqiptar, Organizata The Future dhe QARG me aktivistët e saj. Në mbështetje nga bizneset si: Dreni Farm, Saba Belça, Agro Adria, Spitali “Lindja” etj.

Ashtu si ekspertët shëndetësor edhe Agroni po thekson: të mbajmë distancën sociale, vendosjen e maskave dhe mirëmbajtjen e higjienës personale – të mbrojmë veten dhe më të dashurit.