Emocionet e kampionatit botëror në Formula 1 do të fillojë me Austrian Grand Prix, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas shtyrjeve dhe anulimit të shumë garave nga organizatorët për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) do të marrë fund malli për Formula 1 e cila pritej të fillonte në muajin mars në Australi.

Xhirot e renditjes së garës do të fillojnë nesër në orën 15:00 mbi 71 xhiro në pistën prej 4.318 metrash në qytetin Spielberg. Ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 5 korrik në orën 15:10.

Kalendari i këtij sezoni në Formula 1 e cila është një nga organizimet e garave më prestigjioze dhe më të ndjekura në botë nuk është qartësuar ende për shkak të pandemisë së COVID-19.

Sipas kalendarit ku janë zyrtarizuar 8 garat e para, në pistën Red Bull në qytetin Spielberg do të zhvillohen njëra pas tjetrës dy garat e para në datat 5 dhe 12 korrik.

Deri më tani në Formula 1 janë anuluar garat Grand Prix të Australisë, Holandës, Monacos, Azerbajxhanit, Francës, Singaporit dhe Japonisë.

Në organizimet që do të zhvillohen nën masa të larta për shkak të COVID-19 nuk do të pranohen shikues në 8 garat e para dhe nuk do të zhvillohen ceremoni të çmimit në podium.

Datat e 8 garave të para që do të zhvillohen plotësisht në kontinentin evropian radhiten si më poshtë:

5 korrik: Austri

12 korrik: Austri

19 korrik: Hungari

2 gusht: Britania e Madhe

9 gusht: Britania e Madhe

16 gusht: Spanjë

30 gusht: Belgjikë

6 shtator: Itali