Edicioni 2020 i “The Most Innovative Companies”, publikuar nga “Forbes”, studimi i përvitshëm mbi aftësinë për të udhëhequr dhe për të drejtuar inovacionin nga ana e kompanive, tregon qartë se si edhe kompanitë më inovative kanë vështirësi në ruajtjen e niveleve konstante të performancës.

Vetëm 12% e shoqërive, në fakt, hyjnë në Top50 më shumë se dhjetë herë, dhe vetëm tetë prej tyre kanë ruajtur një vend fiks në studim që prej 2005 – Alphabet, Amazon, Apple, HP, IBM, Microsoft, Samsung e Toyota.

Boston Consulting Group ka kryer analizat për edicionin e vitit 2020 para shpërthimit të pandemisë COVID-19, por rezultatet mbeten shumë të rëndësishme për të drejtuar liderët e inovacionit për t’u njohur me modelet e reja të ofertës, kërkesës, sjelljes së konsumatorëve dhe mënyrave të të bërit biznes, gjithnjë në evolucion të shpejtë.

Studimi tregon se novatorët janë fituesit e vërtetë. Pothuajse 60% e tyre deklaron se ka gjeneruar një volum në rritje shitjes të produkteve dhe shërbimeve të reja në tre vitet e fundit. Përqindja më e lartë e inovatorëve është në sektorin financiar dhe farmaceutik (56%), ndërsa më e ulëta tek mallrat industrialë (56%) dhe tregtisë me shumicë e pakicë (37%).

Suprizat

Amazon, lider i inovacionit në sektorin e shëndetësisë dhe Alibaba, aktor inovativ në sektorin financiar? E çuditshme, por është e vërtetë. Këtë vit, raporti zbuloi një model të ri: krahasuar me vitin 2015, një numër në rritje të intervistuarish ka cilësuar si novatorë në një sektor kompani që, tradicionalisht, lidhen me një industri tjetër.

Një rezultat i rëndësishëm lidhet me aktivitetin ndërsektorial, i cili, krahasuar me 2016 është rritur me 20% dhe nuk lidhet vetëm me shoqëri të njohura tashmë, të cilat janë zgjeruar në sektorë të tjerë. Tani edhe shtëpitë automobilistike, kompanitë kimike, shitësit me pakicë dhe prodhuesit industrialë kanë ndryshuar ritmin dhe konkurrojnë me realitete të ndryshme me konkurrentë të rinj, për të pasur mundësi në modele të reja të të bërit biznes.

Një sukses edhe për të mëdhenjtë

Një tjetër element i rëndësishëm në strategjinë e inovacionit lidhet me madhësinë e një kompanie – mendohet se në fakt, kompanitë më të vogla kanë më shumë probabilitet për të pasur sukses apo për të kapërcyer sipërmarrjet e mëdha.

Megjithatë, ekspertët e BCG tregojnë se më shumë se 40% e kompanive më të mëdha, ose ndryshe ato që kanë qarkullim të barabartë ose më të madh se 1 miliard dollarë,  ia dalin të kapërcejnë vështirësitë më të mëdha në procesin e implementimit, që në përgjithësi lidhen me  mungesën e një metode në alokimin e burimeve dhe vështirësinë në përafrimin e organizatës me strategjinë e inovacionit.