Jezus më ndie krye i shëjtëruar,
Qysh se ti ike në qiell s` ka ngjarë,
Pashka të vijë me pranverë të munguar,
Njerëzimi ngujuar në kafaz..

Ku janë fluturat, kërkund s`i shijoj,
Mungon vallëzimi i tyre mbi lule,
Ku janë dallëndyshet kërkund s`i takoj,
Kanë mbetur foletë të papunueme..

Ku janë zogjtë, pse nuk këndojnë,
Kjo trajtë qiellore e trishtueme,
Bibilat përse nuk po ligjërojnë,
As në ditët e Pashkës, lumnueme..

Sa ndjej dhimbje në shpirt ndjej,
Gjelbërimin tek shfaqej nuk e hetova,
As aromë lulesh, kërkund nuk po gjëj,
Amorfe natyra, pa ikona..

Jezues i madhi , i lumnuemi,
Qysh se ike në qiell ky dert s` ka ra,
Njerzimi i hutuem, i përhumbuni,
Lufton me armikun, pa e pa..

Do shkojnë mote e brezat do ndërrohen,
Do lexojnë, do mbesin në abdurd,
2020, Pashka kurrë s` ka ndodhun,
të festohet në kafazet- burg..!

As flutura, as zogjë, as lule,
Simfoni vetmie, sfond më sfond,
Gjithëçka, por pranverë nuk mund të quhet,
Kjo funebra, e mbytura në mort!!