PRILL

10.04.1990: Ndryshime në Kodin Penal të RPSSH
16.04.1990: Mblidhet Pleniumi i KQ i PPSH.
20.04.1990. Fillon gjyqi special kundër të arrestuarve të demonstratave në Shkodër.

28-29.04.1990: Profesor Ylli Popa boton në gazetën “ZP” artikullin: Në kërkim të kohës së humbur.

MAJ

Nga 1-30 maj fillojnë arratisjet në kufi. Vriten për tentativë arratisje rreth 25 njerëz.
01.05.1990: Për herë të parë pas 45 vjetësh, nuk ka parakalime në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Alia deklaron në Korçë: Demokratizimi është një proçes i pakthyeshëm.
10.05.1990: Hiqet nga Kodi Penal neni për propagandën fetare, për gratë hiqet dënimi me vdekje,internimi etj. Kuvendi Popullor merr vendim për paisjen e qytetarëve me pasaportë për jashtë shtetit. Bëhet kërkesë për pranimin e Shqipërisë në OSBE.
11.05.1990: Vjen për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s Perez De Cuelar.
16.05.1990: Familja Popa e strehuar për disa vjet në ambasadën italiane udhëton drejt Italisë. Hyri në ambasadë në 12.12.1985.
21.05.1990. Alia i shkruan Kadaresë: .”..Shqipëria kurrë nuk duhet të kthehet as në Rumani, as Poloni, as Bullgari e Jugosllavi. Ky do të ishte mallkim i brezave.

30.05.1990: Njerëz të Sigurimit të Shtetit hynë në oborrin e ambasadës franceze.

QERSHOR 1990

02.06.1990: 12 ambasadorë të TPE-së bëjnë një deklaratë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Shqipëri.
12.06.90: Dekret i Kuvendit Popullor për dhënien e pasaportave për jashtë shtetit.
16.06.90: Tre të vrarë në kufi për tentativë arratisje. Në Shkodër e Korçë. Trupat e të vrarëve tërhiqen zvarrë për terror, të lidhur me kavo pas zetorëve.
Qershor: Mbledhja e parë e myslimanëve bektashinjë për riorganizim.