Për me njoftë mirë Tropojën,
do pyet mendjen, do mbledh gojën,
do t` provosh votrën dhe sofrën,
do t`i lesh mahitë dhe lojën.

Me njoftë Tropojen me fis,
duhet me pyet ah, me pyet lis,
me pyet gurrë ,me pyet mriz,
me pyet orë, zanat me i pyet!

Për me njoftë Tropojën mirë,
kah me u sjellë duhet me ditë,
duhet me ditë n` kullë me thirrë,
duhet urtë me u përgjigjë..

Për me njoftë Tropojën vertetë,
me hy mik e mik me mbetë,
duhet me ditë rendin me pvetë,
armet me lshu me i var në grep..

Duhet me ditë me ndej ndër burra,
ul kambëkryq si e lyp puna,
si e don rendin karaduza,
dhe mbas darke me luejt kapuça..

E n` kjoftë se s`di me kendue,
ndoj gojdhanë duhet me diftue,
se s`je cung për me qendrue,
por je mik me u lavdrue..

Duhet me ditë rendin e kutisë,
fill mbas t` zotit të shtepisë,
me livdue gotën e rakisë,
me i qendrue besnik burrnisë..

Sa je mik don me t` kallxue,
gra e çika mos me i lakmue,
shkel n` kanun, fort ke gabue,
si ke ardhë, mirë asht me shkue..

Duhet me folë kur çohet sofra,
fjalë të meçme, jo të kota,
te dish mik kur del te porta,
je në besë , ket e din bota!!

Tropoja asht Akademi,
për sojni, besë e trimni,
e n` hysh mik e si njeri,
kurrë me ta nuk ke me u ngi!!

E kur flet mik për Tropojen,
pyete mirë mendjen, jo gojën,
t` njohesh te madh e të vogël,
tremijë vjet keshtu ka ndodhun!