Izoluar, karantinosur
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtoj pa fund ME shpresë
Për situatën që të marr kthesë

Ku e kam e ku na mbeti
Vaj vatani mjer mileti
Pranë tv me pult në dorë
Një njeri për ashensor

Pranë sofrës duke ngrënë
Me Facebook, por i pa nxënë
Lakuriq e i dregosur
Trupi në divan i sakatosur

Çirem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjall’, as i varrosur,
pres një shenj’ e pres një dritë,
pres me vjet’ e pres me ditë,
se ç’u tera, se ç’u mpaka,
se ç’u çora, se ç’u mplaka,
larg prej kafes dhe prej punës,
As në ëndërr si afrohem Bunës

Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
Ëndërroj me sy përpjetë
Koronavirusi të shkoj tatëpjetë

dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se Pipero po gatitet,
se virusi lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna,

se pas virusit ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe dilni,
Dilni orë e pa orë
katundar’ e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal’ e më bën trim,
më jep forc’ e më jep shpresë,
Se shumë shpejt do kemi kthesë
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë kafeve, pranë punës,
anës Vjosës, anës Bunës.

Izoluar, karantinosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes’ e shpresë,
Se virusi shpejt do të vdesë!

(Pershtatur nga Lutfi DERVISHI)