Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë së është ndarë nga jeta SOKOL METË MESHI nga fshati Lekbibaj i Nikaj-Mërturit, njërit prej burrave emblemë dhe intelktualëve më të shquar të Nikaj-Merturit, të Malësisë së Gjakovës e të gjithë Shqipërisë. “Njeriu i Ujnave” siç e thrrisnin tropojanët, Inxhinjeri i Talentuar, Qytetar Nderi i Tropojës, Mjeshtër i Madh i Punës e dhjetra tituj e medalje nderi të tjera, MIKU I MADH i të gjithë atyre që e kanë njohur, i biri i njërit prej burrave më të mire të fisit të Nikajve Metë Sokolit dhe babai i djalit e shokut tone të mirë Alfred Meshi.
Ngushllime familjes, të afërmëve, farefisit, të gjithë shokëve e miqëve për vdekjen e këtij Burri të mirë, Njeriut të Lartë që u nda nga ne, në këtë kohë kaq të vështirë që po kalojmë, ZOTI I FORCOFTË.

Varrimi i tij bëhet nesër, datë 07 Prill 2020, pas orës 12:00, në TIRANE.

Familja e të ndjerit, duke vlerësuar situatën në të cilën ndodhemi, jetën dhe shendetin e çdo të afërmi, miku e dashamiri, si dhe duke respektuar domosdoshmërisht protokollet e sigurisë të vendosur nga OBSH, dhe duke zbatuar masat e marra nga qeveria dhe institucionet e tjera, është mirekuptuese për pamundesinë e secilit që do të donte të merrte pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Sokol Meshit.

Duke shpresuar që sa më shpejt të dalim nga kjo situatë pandemie dhe sipas traditës në Nikaj-Merturi, familja, afërmit por edhe shokët e miqt do të organizojë pritje mortore e ceremoni përkujtimore për nder të Tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi i SOKOL MET MESHIT…!