-Kushtuar mjekëve dhe infermirëve-
Nga Fran UKCAMA – Fier

Betimi i Hipokratit, mjekut t` lashtë ,
Ky himn për jetën, besnikerinë,
Lum si ju mjek që e keni një kanun,
në mbrojteje t` jetës, mik dhe anmik..

Kisha lexuar në rini, historinë,
Mjeku i Tre Kontinenteve, roman brilant,
Jetën e flijoi po Lindjes Largët, atje në Kinë,
Ku nisin udhë shpesh epidemitë..

Lotët nga ai libër akoma s` më janë tharë,
Shikoja me kureshtje beteja, luftra, stuhi,
Ku mjek dhe infermierë në sulm të parë,
përjetoja frymezime, ndiesi të shejta, plot dashuri..

Nuk kisha ëndërruar kurrë të shikoj,
As të dëshmoj të sotmen, fushëbetejë,
Mbarëbotërore kurrë s` më kishte arritur fantazia,
Sot heronj me bluza të bardha nuk flejnë.

Nuk qetesohen me shpirtin e madh human,
Me qindra mijëra botës shpërndarë,
këta pelikan human, krenar,
të pa epur nga rreziku, veshtirësia,
me vdekjen ftya- fytas ditë e natë..

Kur të mbarojë kjo luftë,
Dashtë i madhi zot shumë nuk do të zgjasë,
Në krye të nderit, të heronjëve janë bluzbardhët,
Ata sot botës po i japin shëmbull mbrojë jete..

Ata po thonë, me punë vetmohuese me heshtje, hej njerëz,
Lini meritë, lini luftrat, kacafytjet,
të jetojmë mbi këtë planet si të barabartë,
si zoti na lindi, na rriti, na mësoi, t`i përsosim vyrtytet,

O kohë e plagueme, o botë në përpëlitje,
Nji himën këndoni cep me cep pa u ndalë,
Një lavdi u thurni, lutuni për ata që pa dallim, ngjyres, besimi, bindje,
Luftojnë bashkë, të bekuarit mjek, heronjtë e bardhë!!

Dje zoti nisi borën e bardhë,
Se nuk mjaftuan lulet e bukura të prillit,
Një kunorë lavdie t` u thurim këtyre luftëtarëve,
Vepra e tyre shkruhet në betejë, reale
do këndohet ndër breza me sinfoni bilbili