Sa e sa herë ju kam thënë juve disa poshtetarëve se disa zagarë që po ju vijnë prapa nuk ju duan se jeni të bukur apo për ndonjë vepër që keni bërë për komb apo për atdhe. Ata (ato) gjithnjë ju vinin prapa si zagar, jo që ju donin, por vraponin pas jush për të ua hudhur ju ndonjë koc për të e lëpirë dhe ate ju e bënit ndaj tyre. Ju disa pushtetarë me dy këmbë shkelët ndaj atyre që ju mbështetën pa asnjë interes personal apo familjarë, por ju përkrahën dhe gjithnjë ju mbështetën që të arrini në pushtet që të punoni për komb, për popull e për atdhe, ndërsa ju i mbështenit fuqishëm ca zagarë që ata kurr nuk kanë dashur komb, atdhe e popull, por gjithnjë ishin servila tuajt për të ia arritur qëllimit të tyre.

Ju ishit që këta bythëcullakë i ngritët dhe i bërët milioniera, ndërsa shkelët mbi ata ( ato) që ju deshën pa asnjë interes personal e as familjarë. A thua vallë si nuk mundët apo nuk deshët të e ndanit shapin nga sheqeri?! Unë e di dhe po e them troç e shqip se ju e keni ditur edhe njërën edhe tjetrën, por për fat të keq ju nuk i keni mbështetur ata ( ato) që ju kanë ndihmuar dhe mbështetur që të arrini në pushtet. Ju këtë e bënit se lojën e macës me miun nuk mund të e luanit me njerëzit e ndershëm dhe mu për këtë lojën e macës me miun e luanit me këta ca qelbësira, sepse nga copa e madhe që e merrnit ju, një pjesë ia hudhnit këtyre zagarëve i merrnit me vete ku shkonit sa që i ulnit edhe në ulset e para pranë jush kur shkonit nëpër tubime të ndrshme.

Në emër të djersës dhe gjakut ju disa pushtetarë u pasuruat aq sa deshët, por i pasuruat edhe bythëcullakët, zagarët tuaj sa që i bërët milioniera. Kjo është merita e juve disave që disa bythëcullakë e zagarë jo vetëm që i bërët mbretrin, por i bërët edhe milioniera. E sot të nderuarë ju ca pushtetarë që nuk iu ndihmuat aspak në çdo aspekt ata ( ato) që ishin njerëz të moralshëm, të ndershëm, të pakorruptuar dhe….Ata ( ato) që vraponin që të ju sjellin juve në pushtet që ju të e ndihmoni popullin, kombin e atdheun kurr nuk i ndihmuat, por i latë në mjerim për të vuajtur edhe për një kafshatë buke në sofër, por i ngritët qelbsirat dhe shumë zagarë që intresin e tyre e kishin hajninë.

Të nderuar ju ca pushtetarë të dikurshëm dhe të sotëm e dini kush ju shanë dhe ju gjuan me gurë sot?… Ata ose ( ato) që punuan me nderë dhe që ju kurr nuk iu ndihmuat, por i latë në varfëri dhe shkelët mbi kontributin e tyre nuk ju shajnë dhe nuk ju gjajnë me gurë, por ju shajnë zagarët që ju i mbajtët gjithnjë pas vete, i pasuruat vet, por bërën pasuri për familjet e tyre brez pas brezi duke e vjedhur djersën e huaj dhe duke shkelur mbi gjakun e të tjerëve dhe nëse nuk e dini, por e di se e dini mu këta janë ata dhe ( ato) që sot natë e ditë ju shajnë dhe ju gjuajnë me gurë.