Këtë vit kam filluar që të bëjë mbledhjen e të gjithë repertoarit tim muzikorë të gjithë karrierës sime dhe ta vendos në kanalin tim në Youtube dhe platformat tjera digjitale, ku e gjithe arkiva ime muzikore do të jetë në një vend për dëgjuesit dhe adhuruesit e këngës sime.

Ju kisha lutur në mirëkuptim dhe respekt, që të gjitha veprat e mia muzikore ku ju keni pas të drejtën vetëm të shitjes së Audio dhe CD-ve dhe jo për Platformat digjitale, në një afat mbrenda 30 diteve duke filluar nga sot, ti largoni të gjitha.

Pas këtij afati, pa ndonjë paralajmërim shtesë do të i largojmë nga ana jonë çdo vepër në emër timin Shkurte Fejza që është me fotografi.

Kjo vlenë per të gjitha platformat digjitale, duke filluar nga Youtube, Spotify, Apple Music, Deezer… etj.

Ju falenderoj përzermërsisht për mirëkuptimin dhe bashkpunimin tuaj.

Me respekt dhe dashamirësi
Shkurte Fejza