1. Të dy vijnë pa pritur.
2. Të dy, askush nuk i parashikon dot, ndaj edhe gripi quhet tërmet i trupit dhe tërmeti quhet grip i tokës, madje edhe depresioni ose frika apo paniku që na kap pas tyre quhet grip i mendjes, siç vijnë ikin të treja bashkje thotë i urti Sokrat, bir pellazgu i Athinës.
3. Të dy bëjnë dinamikën apo zhvillimin, respektivisht të trupit dhe të tokës, pra janë fatkeq për njeriun individ, por janë pozitiv për njerëzimin, se gripi e bën më të fortë njeriun dhe tërmeti më të mençur.
4. Të dyve nuk i gjendet ilaçi për ti ndalur.
5. Të dy kanë të njëjtën zgjidhje, gripi kërkon trup me aminoacide ose shtylla betoni të trupit që mos të rrëzoje trupin, dhe tërmeti kërkon shtylla dhe platforma betoni, që mos të rrëzojë godinën.
6. Të dy, masat e duan pararendëse, se më pas shikoji dëmin, dhe s’ka ilaç t’i ngrejë në këmbë.
7. Të dy, respektivisht, e bëjnë njeriun dhe token, më pas, më të fortë.
8. Të dy nuk kanë faj, veçse njeriu, që rri, o i paditur, o indiferent, o në stres, o në frike, dhe kur i vjen murtaja te dera e shtëpisë rri në panik.
9. Të dy kur vijnë nuk kthehen dot mbrapsht, si orgazma, ku secili ka kohen e vet, tërmeti disa sekonda, gripi 42 ditë, pra të kapi, numëro ditët, se çfarë mund të bëj mjekësia, se edhe kur je keq fare, të mban me O2, derisa ti të prodhosh antitrupat që ti ta kalosh vet atë. Pra, vijmë te aminacidet, shtyllat e trupit, vitaminat e trupit, ushqyerja e trupit, etj.etj.
10. edhe pas termetit edhe pas pandemise, me keq akoma eshte sindroma pas tyre, si te nejriu dhe te ekonomia ose varferia te njerezimi.