Isa Mustafa, një ish komunist, ish aparatçik jugosllav dhe ish administrator i fondit famëkeq të 3%, ia paska dhënë “një shans” të fundit Albin Kurtit. I ka dy tre kërkesa “të lehta”:

1. Hiqe taksën urgjentisht
2. Kthe Agimin e njohur të Bradashit Ministër të Brendshëm
3. Kërko falje LDK-së.

Kjo ma kujton Frenk Kostelon, bosin e madh të mafias i njohur si “xhaxha Frenku”. Kur ishte në një proçes penal, me shumë shanse për të dalë pa lagur, avokati i tij e këshilloi:
“Xhaxha Frenk, shanset për ta fituar çështjen janë 90%, duhet edhe një sforco e vogël. P.sh, ti po shkon i veshur shumë shtrenjt në seanca gjyqèsore dhe po jep imazhin e një milioneri. Ju këshilloj që në seancën e ardhshme të visheni më pak shik, pa klas e me rroba të lira”.

Frenku e pa me një shikim përçmues dhe iu drejtua: “Shumë më kollaj bie dakort të humb çështjen dhe të shkoj në burg”!
Albini duhet të pranojë rënien e qeverisë. Ajo punë nuk ndreqet.
Kismet pas 4 vitesh, mundet të shkojë te 40 deputetët dhe pastaj mund të joshë dikë. Në zgjedhjet e ardhshme Kurti shkon në Opozitë. Dita nuk ka ardhë akoma.