Politikanët në të gjithë botën kanë rast të duken, sepse me tre viruse në 30 vjet, ata nuk kanë nxjerre aspak mësime. Në 3-4 dekada, me 3 pandemi gjatë shek XX, dhe qeveritë jane fare të papregatitura. Këtë nuk e treguan vetën shtetet e varfra, si për Ebolë-n në Afrikë apo për HIVI-n, por edhe ky grip Cor19 që po gjunjëzon shtete që venë në hënë, tamam si miza në b….. të kalit apo bacili skopik ne plasjen e buallit me trup magjik.

Megjithëse, ata (mjekët) dinin ta shëronin gripin spanjoll (quhet grip spanjoll, sepse vetem gazetat spanjolle e deklaruan menjehere pas luftës së parë botërore), ose do të kishin bërë humbje shumë më të pakta, por politikanët asobote nuk i dëgjuan ata, ndaj ai zgjati pothuajse dy vjet, (1918-1919). Ndaj prodhoi 25 milion vdekje për 25 javë, ca thonë 40, ca 50 milion.

Mos harroni se gripi spanjoll ra pas luftes se parë botërrore, ku njerëzve iu ra:
1. imuniteti nga skamja,
2. imuniteti nga higjena,
3. imuniteti nga raskapitja e luftës,
4. imuniteti nga ndotjet e luftës.

Gripi spanjoll filloi vetë, u zhvillua vete, zgjati pothuajse 1-2 vjet dhe iku vetë, se njerëzimi dhe mjekësia asobote s’kishte se ç’i bënte. Pra, iku kur iu desh qejfi.
Mësimi nga ky grip?!
1. Larg luftrave,
2. larg mizerjeve!
3. Përmirso higjenën!
Pjesa e dobishme e këtij gripi!
1. Që njerëzimi prodhoi vaksinën në trupin e vet për gjeneratat e tjera pas tyre,
2. Për këtë lloj gripi as që mund të bëhet më fjalë.
3. një nga gripet sezonal sot, kush e di që nuk është pikërisht ai gripi spanjoll, por njeriu e kalon si grip sezonal.
4. Kështu do të jetë edhe cor19 pas kësaj gjëme.

Pyetja ime?
a.Mos është ky grip një ligj natyror.
b. Mos është ky grip një dobësim i imunittetit të trupit, kësaj radhe:
1. jo për shkak të luftrave,
2. në pamje të parë, jo për shkak të higjenës, por për shkak të një higjene të tepërt,
3. jo për shkak të skamjes, por për shkak të një bombardimi, me ibuprofene, antibotike, ilace kimike, deodorante, parfume kimike, ndotje industriale, keq ushqyerje, (konserva, nitrite nëpër mishra, aspartamuse), ngrënie mishrash kafshësh (të gjitha ato që fluturojnë vec aeroplanit).

Pra, ky grip na pregatit:
1. drejt një gjenerate tjetër,
2. drejt një stili tjetër të jetesës,
3. drejt një mendësie tjetër
4. drejt nje sjellje tjetër ndaj natyrës dhe mjedisit
5. drejt nje sjellje tjetër ndaj kafsheve
6. drejt nje sjellje tjetër me njeri tjetrin.
7. drejt nje vaksine njerezore, dhe jo vaksine prodho shit ble fito

Dhe herën tjetër, ky grip do të quhet grip sezonal që do të vdes si ai sot në botë 600,000 në vit, pa u ndjerë fare ose 10,000 si në SHBA qysh nga Tetori sot.