Unë, cumraku i vogël

Cucërroj pas dere si culan

Shumë gajasa në atë Kallnor

E di

Loti im shkriu akullin në shpirtin e bardhë.

 

Ti emër i përveçëm çarës i robërisë

E Dardania e fitoi Shtetin

E trasove rrugën e drejtë

Arkitekt i Pavarësisë

 

At ditë kallnori

Ti urtaku i jonë

Rrije i qeshur në fotografi

Në krye të kolonës flamur

Ta kujtoj

Ditën e varrimit, o Pinjoll i Dardanisë.

-Janar, 2020-