Teksa tregtia me pakicë ka pësuar rritje me 3.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit, në artikujt ushqimor rritja ka qenë shumë më e dobët me vetëm 1.8%.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 1,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018. Ndërsa indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 4,6 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018. Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e tretë 2019, është 3,9 %.

Të tre grupet kanë ndryshim pozitiv në indeksin e volumit të shitjeve. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +0,6 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,9 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,4 pikë përqindje. Në krahasim me tremujorin paraardhës indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,6 %.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është ulur me 0,1 %, krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 1,3 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 5,0 %, kundrejt tremujorit të dytë 2019./Monitor

Please follow and like us: