Sivjet kishte edhe 2 evenimente me rëndësi, sikurse ishin:

1)-Konkursi me krijimtari poetike për Gjergj Fishtën;
2)-Konkursi i bukurisë, “Shtojzovallja e Bytyçit”, 2019.

Për të cilat evenimente do ndalemi në mënyrë të veçantë.

Fjala e rastit e mbajtur nga Agron Isa Gjedia:

Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, në Festën e Bytyçit emërtuar si “Festa e Plisit të Bardhë”, si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombëtare.

Në hapjen e atij manifestimi, të rreshtuar hijshëm para publikut ishin edhe burrat Bytyças Plis Bardhë me pjesëmarrje përfaqësuese nga Shqipëria dhe Kosova.

Me 25 Gusht 2019, ora 10.00, në vendin e quajtur Mali i Dajtit mbi Tiranë, në prani të shumë pjesëmarrësve që kishin ardhur nga të gjitha ndarjet e trojeve etnike shqiptare në Gadishullin Ilirik u mbajt me sukses të plotë “Festa e Bytyçit” e emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”, si një nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombwtare”.

Morën pjesë bytyças nga Shqipëria e Kosova, Malësia e Gjakovës (Tropojë) që nga Jugu në Veri, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Lugina e Preshevës, Çamëria e Diaspora Shqiptare e ajo Kosovare në vendet e ndryshme të botës.

Pati shumë persona e personalitete nga këto vende, si dhe pronari i Tirana International Hotel, z.Ram Geci, shoqata lokale e kombëtare nga këto vende, këngëtarë e grupe artistike, etj.

I ftuar por që mori edhe fjalën ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z.Syl Ukshini i cili mbajti një fjalë rasti.

Vijon fjala e rastit:

Të nderuar pjesëmarrës ngado që të keni ardhur! Në emrin tim, të Bytyçasve ngado që janë dhe Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë- Prizren iu uroj mirseardhjen!

Mirë se keni ardhur për ne sot në Logun e Bytyçit, të Malësisë së Gjakovës, të Shqiptarisë! Iu kërkoj që mos shikoni që të rrini si mysafirë, por si në shtëpinë tuaj e bytyçasit si zot shtëpie me prit e përcjell mysafirët e nderuar.

Që në fillim të kësaj fjale iu them që të shfrytëzoni këto hapësira që iu janë krijuar e të rrimë me njëri- tjetrin si vëllezër e motra shqiptarë, të krijohen e çimentosen lidhje e kontakte me njëri- tjetrin, në kompensim të kohës së humbur mes shqiptarëve në dekada dhe shekuj.

Në këtë ditë festive dhe manifestive për të gjithë, kush e mendon se do ndodhin e jashtëzakonshmja do të zhgënjehet. Ai që ka ardhur me mendjen top për të kaluar një ditë së bashku kështu sikurse jemi do të mrekullohet. Prandaj mos shihni gjëra të vogla, por ato të mëdhatë, kryesorja që jemi së bashku nga të gjitha trojet etnike shqiptare, Lugina e Preshevës, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, e Diaspora e kështu të jemi çdokund e përherë.

Festa e përvitshme e “Bytyçasve” ngado që janë dhe jo vetëm e atyre, sot mbahet për të 16-tin vit pa u ndalur. Përndryshe shumë shembujve të tjerë që kemi parë anekënd Shqipërisë, të cilat në pa dëshirën tonë kanë dështuar në këso nismash, me shumë mund e përpjekje i kemi detyruar të falimentojnë kundërshtarët e kësaj që po bëjmë, po ashtu edhe sabotatorët të cilët nga vetja egoistë apo armiq të përbashkimit, i kemi bërë të padëmshëm. Si Shoqatë jemi përpjekur që ta kryejmë sa më mirë misionin tonë kombëtar duke ndërmarrrë e realizuar me sukses disa nisma me karakter të tillë, sikurse ka qenë dhe është :

1)-Organizimi i “Festës së Plisit të Bardhë”, si një nismë për t`u shpallur Festë Mbarëkombëtare”.

2)-Shoqata jonë ka miratuar një seri titujsh, çmimesh, mirënjohjesh, dekoratash, duke jetësuar përmes tyre edhe figura të kombit tonë, dhe ato ua ka dedikuar personave e personalitete, asosacioneve e shoqatave nga çdo vis i kombit tonë.

3)-Organizimi për të pestin vit i Poetekave Mbarëkombëtare, me pjesëmarrje debutuesish dhe konkurentë nga të gjitha trevat shqiptare dhe Diaspora në botë.

Sivjet kemi në proces dhe do përfundojnë sot Poeteka me krijimtari në poezi dhe poema për “Homerin Shqiptar”, At Gjergj (Paci) Fishta. Mundet ta deklaroj sot para jush se kjo Poetekë është ndër më të arrirat deri tani, kjo në sajë të bashkëpunimit me bashkëvendasit e të madhit Fishta të cilët shihen sot masivisht e kryesisht të z.Besnik Paci, pasardhës i trungut të Fishtës. Kjo që sapo ceka më sipër është tregues i qartë se bashkëpunimi vëllazëror rrit kapacitetet dhe bën fuqinë. Pjesëmarrja e bollshme me krijimtari sivjet ka qenë gjithëpërfshirëse për arsye se kanë marrë në konkurim poetë nga Shqipëria (nga Jugu në Veri) Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Diaspora Shqiptare nga shumë vende të botës. Pra poetët po vendosin bashkimin.

4)-Për të fituar kohën e humbur që na kanë imponuar armiqtë e popullit tonë ndër shekuj, jemi përpjekur që me lidhje, bashkëpunim e vizita në çdo vënd te trojeve iliriko shqiptare të forcojmë për bashkimin.

Po ashtu edhe në të ardhmen sa më sipër do jenë synime e pikësynime tonat, por njëkohësisht do rendim që:

1)-Të ndërmjetësojmë sa më shumë binjakëzime në mes shkollave të trojeve etnike me Shqipërinë e anasjelltas.

2)-Formimin e Komitetit Kombëtar organizativ për festimin masivisht të ditës së Plisit, futjen e tij në trashëgiminë kulturore të popullit tonë këtu edhe drejt UNESKO-s.

3)-Realizimin vitin e ardhshëm të një sesioni shkencor për Plisin e Bardhë me prurje nga të gjitha viset shqiptare, si dhe sesione e tubime të tjera shkencore.

4)-Këtë radhë ka qenë dhe është një risi organizimi për herë të parë i konkurrimit  “Shtojzovallet e Bytyçit 2019”, për të cilin aktivitet krahas bashkëpunëtorëve të saj e përgezoi bijën e nderuar të krahinës tonë, znj.Xhane Imeri  si dhe sponsorin e vetëm dhe kryesor të këtij aktiviteti, z.Ram Geci.

Nuk mundet të lë pa përmendur kontributorët kryesorë që kanë ndihmuar për të mirëvajtur kjo veprimtari, sikurse ka qenë dhe janë:

1)-  Z. Ram Geci i cili si çdo herë iaka zbardhur faqen Bytyçit dhe ka shtruar drekën për mysafirët.

2)- Znj. Migena Malo, pronare e Teleferikut e cila edhe ajo çdo herë ka ndihmuar për krijimin e lehtësirave dhe çmimin e lëvizjeve me teleferik, sikurse këtë vit.

3)- Z. Besnik Paci i cili ka bashkëpunuar maksimalisht për organizimin prefekt të Poetekës  si dhe një drekë për poetët. Edhe një herë falenderimet më të përzemërta për të gjithë vëllezërit e motrat shqiptarë ngado që janë për të mira e me të mira gjithmonë së bashku.

Mirëardhshi vitin që vjen në të njëjtin vend, të dielën e fundit të muajt Gusht 2020.

Në fund për t`u mbajtur mend sa më mirë i falenderoj përzemërsisht stafin dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Shoqatës të cilëve iu uroj gjithmonë suksese.

Ja kalofshi një ditë të gëzuar e gjithmonë të bashkuar qofshim.

Me nderim nga ana ime Agron Isa Gjedia

Tiranë më 26.08.2019