Edhe prestigjiozja BBC ka shkruar për fitoren fantastike të Kosovës kundër Republikës së Çekisë.

BBC ka shkruar se pas kësaj fitoreje i është dhënë një e shtyrë e madhe shpresave për arritjen e turneut të parë ndërkombëtar.

“Vendi ballkanik e arriti pranimin në UEFA dhe FIFA vetëm tri vjet më parë.” – shkruhet në raport.

Më tej, aty shtohet se edhe nëse Kosova nuk e arrin kualifikimin përmes grupeve, do të ketë mundësinë që të kualifikohet në Euro 2020 përmes play-offit që e mbërriti në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e radhës, Kosova do ta ketë përballë Anglisë në St.Mary të Southamptonit të martën.