Njeriu mund të japë vetëm atë që ai ka brenda vetës, atë që ai më të vërtetë ndjen: aq më shumë në jetë ai duhet ta dojë së pari vetëvetën, dhe pastaj sigurisht I donë edhe të tjerët. Ne, shqiptarët sikur nuk e duam vetëvetën.Nese nuk e kemi ndjesin për të dashur, si do ta duam shumë atdheun dhe kombin? Në rrjedhën e jetës , nuk ka frikë , ka dhënje dhe pranim të vazhdueshëm , ka transformim pozitiv , por edhe negativ . Sikur te ne po ndodhë kjo e dyta.Dhe, më këto mendje politike , nuk mund ti avansojmë proceset .Kosovës I duhen mendje të ndritura politike, I nevoiten njerëz të talentuar , dhe njerëz që I posedojnë të gjithë komponetet për politikëbërje .Por, para së gjithash na duhen udhëheqës  që I kan tiparët njerëzore.Shumica e kan humbur besimin në demokracinë parlamentare , në institucione dhe në shumë medie.Dhe, unë e di se nese humben mediet , nëse i dorëzohesh retorikës sipas të cilës të gjithë të gënjejnë , atëherë humbet edhe demokracia. Cila duhet të jetë qasja e intelektualëve përballë këtyre sulmeve?Të gjithë duhet të angazhohemi në hapësirën publike dhe civile , të angazhohemi edhe në politikë duke gjetur metoda dhe forma të ndryshme .Është indiferenca jonë ajo që po na ndodhin gjera të këqia.Intelektualet , shkrimtarët dhe njerëzit tjerë të kulturës duhet ta ngrenë zërin .Të bëhën zëri I fortë për ndryshim të kësaj gjendje të keqe politike dhe ekonomike , ta ngrenë zërin për të ardhmen dhe për demokracinë.Kemi arritur në një pikë ku nuk mund të heshtim më.Jemi deshmitarë , së demokracia edhe mund të vdes , dhe këtu ne përballemi më një rrezik të madh autoritar , që veq jemi futur.Jemi përballë edhe një lufte kulturore dhe përgjigja duhet të vijë nga kultura , e cila na kujton humanitetin dhe na lidh me njëri-tjetrin. A e dimë së çfarë do të ndodhë me neve, nese kjo nuk bëhët pa vonuar?Rrugëtimit të gjatë politikë I duhën njerëz më përgatitje shkollore përkatëse, univerzitete më të mira, edhe jashtë vendit, dhe tu nenshtrohet vlerësimit edhe për dhuntinë, pastaj aftësisë intelektuale dhe të lidershipit të profilit etik, ta jetë kompetentë dhe më përvojë. Parimi bazë për këtë fillim shekull është aftësia politike e ndryshimit dhe modernizmit të sistemit  politik, social dhe produktiv.Realizimi I një modeli të tillë , është denoncim për abuzime, për korrupcion dhe qeverisje shtypëse dhe autoritare që na kanë rënë mbi kokë.Janë shumë faktorë që përcaktojnë shfaqjën e formacione politike të papërgatitura , që më të ardhur në pushtet, kan prirjën të promovojnë interesat e tyre në dëm të së mirës së përbashkët, dhe qe e bazojnë në ate së duhet ruajtur më çdo kusht privilegjet dhe pozicionet që i gëzojnë .Duket së edhe këto zgjedhje do të shkojnë më shumë në këtë frymë , kështu edhe ka filluar fushata. Por, edhe kur jemi të ata që janë bërë kandididatë për deputet, e që kan qenë me vite , shpresat për ndyshime nuk duken shumë reale . Ajo që ngjallë sado kudo shpresat e qytetarëve të lodhur, janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.Te dy të përgatitur profesionalisht dhe të cilët I gëzojnë edhe shumë komponenete të politikëbërjës që I përmenda më lartë .Nese nuk ju nënshtrohen grupeve të fuqishme të interesit e kan mundësin që të punojnë mirë dhë ndërshërisht . Kosova ka nevojë për forma të reja të qeverisjës .Kjo sigurisht kërkon aftësi e burra shteti , që në këtë fazë historike shumë të ndieshme po vonojnë të shfaqën…