Për të arritur zenitin e suksesit  në  çdo veprimtari sportive pos talentit të falur nga Zoti , nevoitet vullnet I qelikt dhe  punë e madhe .Kjo vlenë edhe  për sportin e shkathtësisë bujare –boksin.

Për  tu bërë kampinon  nuk janë bërë vetëm në palestrat sportive , kampionet janë bërë nga diqka që ata e kanë thëllë në mbrendin e shpirtit të tyre .Kanë një deshirë , një  enderrë, një vullnet që duhet të jetë më I fortë së aftësia.

Plejadës së boksierëve të njohur më prejadhje shqiptare në boksin botëror   profesionist , nga Strellci I Deqanit, janë duke iu bashkëngjitur edhe vellezërit James Kraft dhe Toni Kraft , të cilët  për një ditë u  bënë kampion bote për junior.Kjo ishte diqka spektakolare, mahnitëse  që I bëri shumë të lumtur këta dy boksier të talentuar, e të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.Kan lindur në Altotting . Jemes në bisedë më të është I qetë, por shihet së është shumë energjik dhe I shkathët  në boks. Ai më rrefeu këtyre  ditëve kur është në Kosovë, së si e kan filluar rrugëtimin më villain, Tonin në boksin  amatore  e profesionist.Vëllezërit Kraft-Avdimetaj mbemrin nga origjina, karrirën e tyre e kan filluar qysh në moshë shumë të re, duke arritur deri më tani suksese të mëdha , por nuk janë  shumë të njohur deri më tash në Kosovë.James  thotë së si amator I ka zhvilluar 87 meqe , prej tyre I ka 78 fitore .Në moshën 17 vjeqare vazhdon rrefimin Jamës, kam kaluar në boksin profesionist  në kategorinë gjysëm të rëndë.Deri më tash thotë ai në vazhdim të bisedës nga 17 meqe te zhvilluara , kam 16 fitore dhe një barazim.10 ndeshje I kam fituar më KO për junior.Jamës dy herë ka arritur që të bëhët kampion bote për junior në verzionin WBC dhe IBO.Titullin në verzionin WBC e ka mbrojtur dy herë .Ishte shumë interesant për neve thotë Jamës,  kur  të njejtën ditë më 16-1.2016 në Mynhen u kurorizuam më vëllaun, Tonin më titujtë e kampionit  të botës .Unë thotë Jamës mposhta boksierin shumë të fortë  hungarez ,Pita Orleg duke e nokatuar në raundin e tretë. Nder emrat  të njohur  ndaj të cilt kam shënuar fitore  është  edhe gjermani , Aron Shvarc. Akutalisht Jamës mbanë dy tituj për junior  deri në moshën 24 vjeqare. Sigurisht së në sukseset e deritashme tona meritor është menagjeri ,Flavio , kurse ne Kosovë menaxheri , Edonis Shabanaj.Synimi I këtij boksieri 22 vjeqar është të kurorizohet më titullin e kampionit të botës , por  tash  për senior , për tia rrembyer  titullin suedezit, Sven Forni , I cili mban titullin  në verzionin IBE-o .Duke më rrefyer për sukseset edhe të vëllait Tonit, Jamës thotë së vëllai I tij bokson deri në kategorinë  76.2 kg, Toni është kampion bote në verzionin WBC  -junior, kurse aktualisht  eshte edhe  kampion  ne verzionin  IBF dhe  IBO-Kontinental per senior ne Evrope .Mbanë gjithashtu titullin e të parit në Gjermani.

.

Në mbrëmjën kur jemi bërë bashkë kampion në Mynih në vitin 2016, Toni e ka mposhtur  hungarezin e forte, Ferenc  Albert duke u bërë kampion  bote në verzionin WBC. Toni Kraft gjatë karrierës si amator ka shënuar 115 meqe   , ku 109 prej tyre I ka fituar më nokaut, dy  barazime e dy humbje.Ne karreiren si profesionit ka deri më tash  17 ndeshje, 16 fitore  e një barazim.Toni si synim të radhës ka edhe tri takime  paraprake për  të ardhur deri takimi më anglezin ,Krys Jubenle , I cili mban titullin e botërorit në në verzionin IBO, të boksit profesionist. Ne.   I uruam atë ditë pas bisedës tanë këta boksierë të talentuar në sukseset e deritshme pa dyshim të mëdha ,në boksin  profesionist ,për  të cilët nuk është shkruar dhe dëgjuar  aq shumë  në Kosovë, siq shprehet edhe Jamës, së Toni nuk ishte atë ditë prezent.Pa  dyshim sportistët tanë në botë janë bërë krenaria e shqiptarëve.Janë bërë ambasadorët më të mirë të kombit, të cilët po na mbajnë në pedestal.  Sigurisht së për  Tonin dhe Jamës do  ndëgjohet dhe shkruhet edhe më shumë ,siq I përfundojmë si zakonisht shkrimet e tilla…

Legjenda: Toni Kraft dhe James Kraft