Të mbrojtur nga qindra ushtarë buldozerët kanë depërtuar në fshatin palestinez Sur Bahir, në periferi të Jeruzalemit Lindor.

Gjykata në Izrael në qershor dha dritën e gjelbër me një argumentim të qartë. “Në orën dy të natës forcat izraelite të rendit nisën të nxjerrin banorët nga shtëpitë, prej nga ata nuk donin të dilnin. Më pas ata vendosën lëndë shpërthyese nëpër ndërtesa, për t’i shkatërruar ato”, përshkruan situatën një anëtar drejtues i komunës palestineze në Sur Bahir. Një sërë policë dhe ushtarë izraelitë rrethuan banesat disa katëshe. Më pas depërtuan buldozerët dhe nisi shkatërrimi i një ndërtese në ndërtim e sipër. Sipas të dhënave të zyrës së emergjencës të OKB-së Ocha bëht fjalë për gjithsej 70 banesa, që nuk janë përfunduar si dhe tri shtëpi, në të cilat banojnë 17 palestinezë. Nga ky aksion janë prekur gjithsej 350 vetë.

„S’ka vend për atentatorë”

Autoritetet e Izraelit i kanë njoftuar palestinezët në qershor për banesat që duheshin shkatërruar dhe u dhanë atyre 30 ditë kohë për t’u larguar nga kjo zonë. Më parë Gjykata Supreme në Jeruzalem pati vendosur, që ta lejojë shkatërrimin e këtyre godinave me argumentin, se ato janë ndërtuar ilegalisht pranë gardhit të sigurisë dhe paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve dhe të forcave të rendit. Në to mund të fshihen atentatorë të mundshëm. Gjykata me këtë vendim mbështete argumentimin e kryeministrit  Benjamin Netanjahu, se shtëpitë janë ndërtuar në zonën e ndaluar, që siguron Izraelin, Jeruzalemin Lindor të aneksuar dhe vendbanimet pranë kufirit nga Jordani Perëndimor i pushtuar. Ministri i Izraelit për sigurinë publike, Gilad Erdan, përmes Twitter-it tërhoqi vëmendjen, se vendim i Gjykatës ka zgjatur disa vjet.

Izraelitët më 2002 pas sulmeve të ashpra palestineze ndërtuan murin e sigurisë të përbërë në disa segmtene pllaka betoni dhe një pjesë tjetër me gardh kufitar.

Palestinezët akuzojnë, Izraelin, se synon që të zhvendosë vendbanimin nga zona e sigurisë, për të zgjeruar vendbanimet izraelite dhe dhe rrugët e ndërlidhjes. Ata tërheqein vëmendjen, se zona e sigurisë kalon përmes fshatit Sur Bahir. Vetëm një pjesë e kësaj zonë ndodhet nën kontrollin izraelit, ndërsa pjesa tjetër është nën administratën palestineze në Jordanin Perëndimor.

Ky aksion i Izraelit nuk gjen mirëkuptim në BE. Shembja e shtëpive duhet në Sur Bahir të Jeruzalemit Lindor duhet të ndalet menjëherë. Politika e Izraelit për ngulimet duke përfshirë edhe zhvendosjet e imponuara, dëbimet, shkatërrimet dhe konfiskimet e shtëpive, është „në bazë të së drejtës ndërkombëtare” ilegale, deklaroi zëdhënësja e Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Maja Kocijançiç, në Bruksel.

Një pjesë e madhe e shtëpive palestineze, që kanë nisur të shkatërrohen, ndodhen në zonat A dhe B të Jordanlit Perëndimor, ku „sipas Marrëveshjes së Oslos të gjitha çështjet civile ndodhen nën juridiksionin e autoriteteve palestinez.” Zëdhënësja paralajmëroi, që me vazhdimin e kësaj politike Izraeli minon mundësinë e realizimit të zgjidhjes me dy shtete, që duhet t’i shërbejë perspektivës së një paqeje të qendrueshme dhe mundësisë për Jeruzaelimin si kryeqytet i të dyja shteteve.

Aksioni i prishjes së shtëpive palestineze ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar.OKB-ja i ka bërë thirrje Izraelit ta ndërpresë këtë aksion.

se/cgn/sti (afp, rtr, ap, dpa)