Përmasat ndërkombëtare të Simpoziumit për Skënderbeun në Prizren

Simpoziumi VI-te “Skenderbeu ne kulturen europiane”, perurimi i librit te shkrimtares franceze “Grate ne paralele” Nicole Barriere dhe Ora Letrare me sukses i permbyllem aktivitetin e ngjeshur me kumtesa, veshtrime, studime dhe poezi te bukura.
Mysafire 12 shkrimtare e kritike boteror nga Anglia, Belgjika, Franca, Portugalia, Spanja e Rusia, pastaj nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva Greqia, Zvicra dhe shume vende tjera .
Ne Universitetin e dijes e mendjes shkencore, ne Prizren ne pranin e studenteve, profesoreve, udheheqesve komunal, keshilltarit te Kryeministrit z. Jahja Lluka, te shpallur kete simpozium ne emer te Unioni Shkrimtarëve e beri sekretari Lan Qyqalla, per t`ia kaluar fjalen kryetarit z. Reshat Sahitaj e me pas kryetari i Unionit te rrjetit boteror te shkrimtareve, francezit z. Daniel Lewers i cili kishte udhetuar nga Franca per te qene pjese e ktij evenimenti kaq te rendesishem per kombin e atdheun tone.
Pershendeti edhe Nenkryetari i komunes se Prizrenit, dekani i Fakultetit dhe profesoret.
Punimet vazhduan me perurimin e librit me poezi te poetes nga franca znj. Nicole Barriere e ne perkthim e pershtatje te poetit e studiuesit te frankofonise z. Adem Xheladini. Veshtrim per liber kishin pergatitur Prof.dr. Myrvete Baliu, Prof. Lan Qyqalla dhe perkthyesi Prof. Adem Xheladini. Veprimtaria e palodhshme e ceshtjes kombetare znj. Behare Rexhepi perktheu drejtperdrejt nga gjuha shqipe ne frengjishte dhe anasjelltas.
Punimet vazhduan pasdite me Oren Letrare dhe dhenien e Mirenjohjeve per pjesemarresit. Nje pune e palodhshme e te gjithe trupes se Unionit ne mbarevajtjen e punes e suksesit te ketij evenimenti kombetar e nderkombetar.

Disa nga shume fotot nga Syri Ramadani,qe deshmojne per punen aktivitetin e ketyre tre diteve ne Prizrenin e lashte, qe e quajme Kryeqyteti i kultures sone Kombetare.