UEFA zgjedh futbollistin më të mirë të Europa League…

UEFA ka vlerësuar Antonie Griezmann si futbollistin më të mirë në edicionin e kaluar të Europa League, ku ai ngriti trofeun me Atletico Madrid.

Francezi ishte në garë me shokun e ekipit Godin dhe Payet të Marseille.

“Jam shumë i kënaqur dhe uroj të marrë vlerësime të tilla edhe në të ardhmen. Më vjen keq që nuk jam në Montekarlo, por po përgatis një ndeshje të rëndësishme,” – tha Griezmann me një lidhje direkte me sallën.

Griezmann, që gjatë verës refuzoi ofertën e Barcelonës, duke rinovuar me Atletico Madrid kaloi një vit të shkëlqyer, ku fitoi edhe kampionatin botëror me Francën.