SELMAN BLINI

-Blini- “mbiemri i parë” i gjyshit tim –

  Poezi nga Zeqir Lushaj

(Tregim, për një ngjarje reale, në Gri të rrethit të Tropojës, në vitin 1918, për Selman Hasan Matosh Lushaj)

 

Mundoheshin ata të regjistrimit,

Komisioni shqiptaro-austriak,

Të bindnin gjyshin tim të vjetër,

Çka do t’thoshte, fjala “llagap”.  *

Bereqavers prej jush o burra.

E di, ka mundohi për mirë ini,

E pra, llagapin tim shkruanje:

-Shkruanje… -Selman Blini.

 

-E kan marrë blinin, o Selman,

Foli Ai që shkruente në letër,

Ngrysi vetullat gjyshi çartan:

-At’ fjalë thueja dikuj tjetër.

 

-Kush more, ma muer Blinin?

Çka je ka thue, o Ti- zotni?

Qetash e lash aty kah’ erdha,

S’mund ta marrin as me ordi.

Merr e jep me gjyshin tim të sertë,

(U shkrinë në gaz me sho-shoqin),

Selman (Blini) i kapte përkrahu:

-Çouni… të dalim e ta shohim.

…!

E pyetën për gruan: -Si e ka emrin?

-Lene at’ punë, pash Zotin-allahile!

(At’herë i luejti gjaku përnjëmend),

-E pra, shkrunje… -I thonë-Karajfile!
…!

Blinin e ndrruen me gysh-gjyshin, *

(Ish rritë në hije të Tij dekada vjet),

Për gjyshe Ajnen muer vesh mileti,

“Karajfilja e Selmanit” emri i mbet.

./.

_______________

*Selmani-Hasani-Matoshi-Lusha = Lushaj

-Marrë nga libri “Duhama e Valbones” i autorit Zeqir Lushaj-