Nexhat Hasanaga zgjedhet në krye të Klubit futbollistik Otrant

(Nexhat Hasanaga në një nga ndeshjet e Otrantit)

Afaristi i mirënjohur i qytetit të Ulqinit Nexhat Hasanaga është zgjedhur në krye të Klubit futbollistik Otrant Olimipik të qytetit të Ulqinit.

Siç mësohet nga një kumtesë nga KF Otrant Olimpik, kandidaturën e Hasanagës e ka përkrahur kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq  duke shtuar se do të ketë përkrahje të madhe në punën e tij.

Në vitin e ardhshëm futbollistik barrën kryesore të klubit do ta mbajnë lojtarët vendas por me mundësi edhe të ndonjë përforcimi.

Në ditët në vazhdim do të caktohet edhe trajneri i ri i klubit.