Poetja Valdete Antoni

U lind më 13 shtator, 1953, në Tiranë.

Poete shqiptare bashkëkohore dhe ka punuar gazetare e Radio Tirana, RTSH.

E vlerësuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve me çmimin e parë “Naim Frashëri”, 1999 për poezinë dhe çmimin për gazetarinë më të mirë radiofonike të vitit nga Fondacioni i Kulturës Velia, Tiranë, 2000.

Autore e disa librave me poezi dhe shumë emisjoneve në Radion kombtare Tirana në  katër dekada profesion si gazetare.

Librin e parë e botoi në Kosovë me redaktimin e studjuesit të njohur Agim Vinca.

Titujt e veprave të saj poetike:

  • Vesë tingulli – poezi,Tiranë, 2011
  • Tretur në polen drite – poezi,Tiranë, 2005,
  • Hyj në kraharor Zoti – poezi,Tiranë, 2001,
  • E pashë fluturimin tim – poezi,Tiranë, 1999,
  • Muri im ka veshur këmishë – poezi,Tirane 1997,
  • Ëndërr në mur – poezi, Prishtinë,1993,
  • Marmara Hanem – poezi. Tiranë, 2015.