Sidorela Risto në një Festival në Spanjë

Vajza e madhe, Sidorela, këto ditë ndodhet në Spanjë me një grup pianistësh nga ShBA për të marrë pjesë në Burgos International Music Festival. Dje ajo kishte koncertin e parë, ku interpretoi me sukses:

Sonata në Re Maxhor – Mateo Albeniz
Sekreti – Frederico Mompou
Tre Valle Fantastike – Dimitri Shostakovich.
I urojmë suksese dhe në dy koncertet e tjerë! – shkruan poeti Petraq Risto në faqen e tij në fb, duke e përcjellë me këtë urim nga Amerika vajzen e tij artiste.