Doli nga shtypi Antologjia poetike “Unë jam Tahir Shqipnia”

Edhe korriku i ka “të korrat” e veta letrare. E mjaft të mirëprituna, veçmas libra të tillë si ky “Unë jam Tahir Shqipnia”. Një Antologji poetike për “Gjeneralin e tri luftërave”, për Heroin e Kombit, Tahir Sinanin e Malësisë së Gjakovës.

Falenderimi i parë shkon për autorin e kësaj Antologjie Poetike, për Nehat Jahiun, pasi ka ba një punë meritore. Vepra qysh në pamje të parë duket e standarteve euro-atlantike. E s’ka sit ë ndodh ndryshe me librat që mirështypen në shtypshkronjën “Lena Graphic Desing” në Prishtinë.

Një tjetër falenderim shkon për redaktorin e librit, për shkrimtarin Rami Kamberi, për recensenten, shkrimtaren Behare Neziri dhe për lektorin Aqif Isaku.

Vlerësime e nderime për të gjithë ata që janë ba pjesë e botimit të kësaj vepre me krijimet e tyre për Tahir Sinanin – heroin e Kombit Shqiptar.

Rali LURA