Zyrtarizohet transferimi i Ronaldos tek Juventus për një shifër rekord

Cristiano Ronaldo, Real Madrid

Pesë herë kampioni i Ballon d’Or Cristiano Ronaldo ka finalizuar transferimin e tij sensacional nga Real Madrid tek Juventus për një shumë rekord.

Portugezi i është bashkuar kampionëve të Serie A për 105 mln euro dhe ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me 30 mln euro në sezon.

Ai është kthyer në blerjen më të shtrenjtë të klubit, si dhe lojtarin më të paguar.

Ai largohet pas 9 viteve në Bernabeu, ku ka shënuar 450 gola. 33-vjeçari raportohet se ishte i pakënaqur me kontratën aktuale te Real dhe tani do të veshë fanellën me nr. 7 te Zonja e Vjetër.