10 qytetet me jetesën më të shtrenjtë në botë

Studimet e reja kanë zbuluar se Hamilton, kryeqyteti i ishullit të vogël të Bermudës, është më i shtrenjtë në botë për të jetuar i ndjekur nga disa qytete të Zvicrës. 

Studimi zbuloi se Hamilton ka çmimet më të larta për kostot e jetesës si transport, ushqim dhe shërbimet. Ajo kryeson renditjen gjithashtu për restorantet më të shtrenjta në botë. Pas Bermudës janë pesë qytete në Zvicër si Zurich, Basel, Lozanë, Bernë dhe Gjenevë. Kryeqyteti Islandez Reykjavik është i shtati në renditjen i ndjekur nga Lugano në Zvicër. më poshtë gjendet një renditje të 10 qyteteve të cilat janë klasifikuar sipas studimit si qytetet që kanë jetesën më të shtrenjtë në të gjithë botën.

  1. Hamilton, Bermuda 

  1. Zurich, Zvicër

  1. Basel, Zvicër 

  1. Lausanne, Zvicër 

  1. Bern, Zvicër 

  1. Geneva, Zvicër 

  1. Reykjavik, Islandë

  1. Lugano, Zvicër 

  1. Stavanger, Norvegji

      10. Oslo, Norvegji