Shqiptarët në Evropë, Kukësi favorit, Laçi, Luftëtari dhe Partizani…

Shqiptarët në Evropë, Kukësi favorit, Laçi, Luftëtari dhe Partizani...

Të mërkurën ekipet shqiptarë do luajnë ndeshjet e para kualifikuese në Ligën e Kampioneve dhe atë të Evropës.
Kështu Kukësi do të presë të mërkurën maltezët e Valletta-s, në një sfidë të vlefshme për turin e parë kualifikues.Kuksianët kanë pasur fat me shortin dhe i kanë të gjitha mundësitë që të shkojnë më tej.
Më e vështirë detyra për Partizanin, Laçin e Luftëtarin në Ligën e Evropës, që do të ndeshen respektivisht me sllovenët e Mariborit, qipriotët e Anorthosisit dhe letonezët e Ventspilsit.
Ndeshjet e vajtjes luhen të mërkurën e të enjten kurse të kthimit pas një jave.