Ekrem Bardha e vajza e tij, Donika Bardha, dekorohen nga Presidenti i Kosovës me “Medalje Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë”

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë kam dekoruar sot lobistin e çështjes kombëtare, shqiptaro-amerikanin, Ekrem Bardha dhe vajzën e tij, Donika Bardha për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne do jemi mirënjohës për mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve që bënë të pamundurën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sot, në përvjetorin e 242 të pavarësisë së SHBA-së, uroj të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe që forcojnë miqësinë e përjetshme me shtetin që është lider i lirisë dhe demokracisë globale. HTH

Fotografia e Hashim Thaçi