Libri i parë, “Meshari” i Rrënimit të Rilindjes u shkrua në vitin 2013

Nga Rexhep SHAHU

Une e di se shumica e votuesve te ketij vendi si analfabete funksionale nuk e dine cfare eshte libri. Nuk u dhemb libri.
E di se shumica e votuesve ia durojne kesaj qeverie shurren ne qafe, ia pine shurren si wiski dhe nuk shqetesohen per librat e mbytura ne uje nga dora e njerzve ne Biblioteken Kombetare.
Vec po ju tregoj se pamjet e llahtarshme qe shihni jane pamje te katit te pare ku sherbehet libri, ku lexohen gazetat.
Dy katet e bodrumit te bibliotekes ku jane te vendosura dhe ruhen librat, jane shnderruar ne depo uji, ne depo krimi.
Germat e shkruara ne libra jane bashke dhe nuk e gjejne dot aty nen uje se cfare permasash te pamata ka urrjetja ndaj librit, cfare permasash te llahtarshme ka injoranca e qeverise, papergjegjshmeria e saj, ne mos mjeshtria e saj per te thene se libri i pare duhet te jete shkruar ne vitin e Rilindjes se mutit ne vitin 2013 kur barbaret erdhen ne pushtet me votat tona.
Askush nuk informon, nuk qarteson, nuk shpjegon. Thuhet 12 mije libra u zhduken nga fondi i Bibliotekes Kombetare. I lutem zotit qe te mos kete nje apo dy zero pas kjo shifer krimi.