Koha mbrëmje

Nga Nikollë LOKA

Më e bukura e virgjëreshave
u kthye në bjeshkë,
te një tempull pagan,
ku ishte flijuar një dele.
Ëmbël dashurohet
me veten në vjeshtë,
kur malit fytyrzbehtë
zbret një mbrëmje.

Koha mbrëmje
ulet me përtesë,
dhe prehet
mbi një ëndërr të fjetur.
Dita që shkoi
na çon të falë me shnet:
As nesër,
mos e harroni të djeshmen!