Keqardhje: Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës

Nga Agron DUKA –  Kryetar i Partisë PAA – Shqipëri

Me keqardhje mësova se Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe se po punon për rikuperimin e 12 mijë materialeve bibliotekare që u përmbytën pas reshjeve të dendura të shiut. Gjithmonë duhet zgjedhur midis nevojave parësore të një shoqërie dhe atyre dytësore.Të dallosh të parat nga të dytat është thelbi i politikbërjes.Si çdo kryefamiljar, që është i kujdesshëm ndaj mënyrës sesi shpenzon buxhetin e një shtëpie, edhe politika duhet të veprojë sipas nevojave prioritare. Mesa duket, kur prioriteti i jepet fasadave, godinat themeltare të një kombi, si Biblioteka Kombëtare, mbeten në mëshirë të fatit.