“Java Kulturore e Shqiptarëve të Maqedonisë” në SHBA

Njoftohet Komuniteti Shqiptar se Instituti për Trashigimi kulturore dhe Shpirtërore i Shqiptarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunitetin Fetar, në nderim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe, Organizon Javën e Shqiptarëve në Amerikë.

Ja programi:

Më 1 korrik 2018 në qendrën Kulturore “Nëne Tereza” pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork në Orën 12.00 do të promovohet libri për Katolikët e Maqedonisë-Monografia e Komunitetit Katolik si dhe filmi dokumentar për Pjetër Bogdanin. Në mbrëmjen e datës 1 Korrik në ora 19 00 veprimtaritë do të vazhdojnë tek Qendra Kulturore e Maqedonisë në Manhattan, ku do të hapet Ekspozita e Katolikëve të Shkupit.

2 Korik 2018

Qendra e Protestantëve.

Në ora: 19 00 Protestantët do të shpalosin librin e Protestantëve në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

3 Korik 2018

Veprimtaritë në Qendrën Islame

-Promovimi i librit Shkupi dhe Xhemijetit.

Sesion shkencor: për Xhemijetin dhe Shkupin.

7 Korik 2018,

Dita e Komunitetit Bektashian.Veprimtaritë organizohen në VATËR.

-Prezentimi i rugëtimit 12 vjeçar deri në fitore të të drejtave të Komunitetit Bektashi në Maqedoni, në Gjykatën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasbourg.

-Shpalosja e Librit: “The light of guidance”.

-Foto ekspozitë “480 vjetori i Teqes Harabati Baba”  dhe një Dokumentar.