Rrallimi i lisave

Nga Islam LAUKA

Ra edhe një lis. Kosova mbeti pa një burrë tjetër të madh e fisnik. Ilmi Haradinaj, babai i dy Herojve të Kombit, Luanit e Shkëlzenit dhe i Kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Ramushit, u nda nga jeta.
Kam patur fatin e madh ta njoh këtë lis nejçak shqiptar që kurrë nuk u ligështua, as nuk u përul para shtrëngatave, me të cilat nuk e kurseu jeta.
Me qëndresën e tij, ai e rreshtoi familjen Haradinaj krahas familjeve të tjera të mëdha të kombit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, Dukagjinit dhe mbarë Kosovës!
Të qoftë i lehtë dheu i Gllogjanit, Baca Ilmi!