BRENGA PËR PROFESORIN NIKOLL VATNIKAJ

Nga Agron PREBIBAJ

Një vit më parë perëndoi përjetësisht dielli për kryefamiljarin e shkëlqyer,njeriun e qytetruar e profesorin me gradën kryekomisar Nikoll Vatnikaj, i mbetur mes nesh me kujtesa e biseda të shumta jetësore.
Ai iku për të mos u kthyer i percjellë në parajsë nën drejtësinë e Shën Pjetrit, për të mbetur mes nesh si familjari model i kësaj bote, si miku më i ngrohtë për miqtë, si profesori që krijoj elitë fitimtare në përballjen me ata që trazojnë shpirtra.
Kryekomisari Vatnikaj, asnjëherë nuk konsideroi vartës, por vetëm koleg e të barabartë në betejën e tyre ndaj botës kriminale e cila duhej izoluar pa kosto për “komisarët e vet”, vërtetë sukses maksimal përballë anti-njeriut këtu në tokë.
Për supernjeriun në familje, me miq e me koleg, çfarë do të kishte tjetër “viti” veçse pasthirrma të zgjatura,brënga e cila u shëndrrua në vitin e mija pasthirrmave të zgjatura e mbytëse, të cilat vetëm sa e lëndojnë tashmë të birin e Shën Pjetrit i përkujdesur për gjithçka që i përket asaj botës së dheut të lehtë, asaj të parajsës.
Realizimi i dekumentarit në këtë përvjetor i organizuar në “Tirana Internacional” një kujtesë ngjizje e njeriut për njeriun, mjeshtërisht e organizuar nga familjarët; bashkëshortja me fëmijët,vëllezërt profosor Lulashi, komisar Gjini, motrat Sose e Dukate, për të shkuar te kryeregjizori vëllai i madh Ndue Vanikaj i cili me lotin e ndaluar sot, por që brenda shpirtit tij të poetit sot ka thur me qindra poezi të dhimbëshme njerëzore.
Dekumentari për Nikoll Vanikaj solli praninë e Tij mes nesh, lotin e thyer, të qeshurën e shakanë e tij, si dhe përkujdesjen sesi flisnin familjarët, miqtë, shokët e kolegët me ledhatimin e prekjes njerëzore për zgjatimin e jetës tonë e hyjënore për të ikurin: i ndrit jeta e pambarueme…!
Për Nikoll Vanikaj kanë ardhur vlersimet nga Bashkia Tropojë, ku vetë kryebashkiaku Z. Besnik Dushaj, jep titullin”QYTETAR NDERI I TROPOJËS”,ndersa kryetari i Shoqatës Nikaj-Mërtur Z. Mhill Gecaj, i jep titullin “MIRËNJOHJA E NIKAJ-MERTURIT.
Vërtetë vlerësime maksimale e plotësisht të merituara për personalitetin i cili tashmë nuk gjendet mes nesh.
Zoti i bekoftë familjarët Vatnikaj!
__________
(Në foton e parë Nikoll Vatnikaj, në foton e dytë, Nikolla me vëllezër e motra; në foton e tretë, Nikolla me familje).