Ju duhet të mburreni dhe të jeni krenarë për babain tuaj për atë që bëri për ju dhe lirinë e Kosovës

Telegram ngushëllimi nga Amerika, nga  Harry Bajraktari – Nderi i Kombit, për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

I nderuari Kryeminsër i Republkës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, me keqardhje mora lajimin e dhimbshëm për ndarjen nga jeta e babait tuaj, Ilmi Haradinaj.
Me këtë rast ju dhe gjithë familjes u shprehu ngushëlliet e mia më të sinqerta për vdekjen e prindërit tuaj, i cili ishte shumë i përkushtuar ndaj edukimit atdhedashës të të gjithë ju për çlirimin e Kosovës kundër robërisë serbe.
Ai ishte inspirues dhe shembull i qëndresës.
Falë këtij edukimi, dy vëllezërit tuaj,Shkëlzeni dhe Luani, ranë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata sot janë dëshmorë të kombit. Familja juaj ka sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës, për këtë liri që sot gëzojmë pas shumë shekujsh.
I nderuari Kryeministër, ju duhet të mburreni dhe të jeni krenarë për babain tuaj për atë që bëri për ju dhe lirinë e Kosovës.
Ta kujtoni si edukator, si atdhedashës, si familjar shembullor dhe mbi të gjitha si njeri që kishte dashuri të madhe për vendin e tij, Kosovën, Shqipërinë dhe viset tjera shqiptare.

I qoftë dheu i lehtë mbi varrin e tij!

Me shumë respekt, Harry Bajraktari
New York, 2018