Messi humbi penalltinë – Edi Rama tallet keq me të

Rendi i ka ardhur edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të tallet me futbollistin e kombëtares së Argjentinës Leo Messi

Edi Rama ka publikuar një foto e cila është bërë me photoshop, ku shihet ai duke ia mbrojtur me një dorë penalltinë super yllit të futbollit Leo Messi, shkruan Gazeta Blic

Tallja e Ramës ka ardhur pasi që numri 10, i Argjentinës humbi penalltinë përballë Islandës.

Penallti e cila i kushtoi kombëtares së tij me humbjen e dy pikëve.

Kujtojmë që Messi ka humbur 4 nga 7 penalltitë e fundit me kombëtaren e tij dhe me skuadrën e Barcelonës.