Në vendlindje

Nga Nikollë LOKA

Në vendlindje
na kursyen erërat,
shiu dhimbshëm na lagu,
kishin ngjyra lulesh vetëtimat,
pranverat na dukeshin si vajzat.
Në vendlindje
lulet ishin erëmira si frutet,
deheshim me rrush nën pjergulla,
kur kalonte rrugës kalimtari,
pa na njoh uronte: “Tungjatjeta”.

Në vendlindje,
shpirti ngarkohet me gurë,
e qielli mbulohet me mall.
Malli vjen prej larg
si zog shtegëtar,
vjen për t’u bërë gurë, dhé e zjarr.