Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projketit të “100 fshatrave”.
Ai u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.
Nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga”.
Gjithashtu para se t’u jepte fjalën banorëve, Rama i pyeti se kush kishte ardhur tjetër në këtë vend dhe ata u përgjigjën: “Mehmet Shehu”
“Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama me shaka.
Mehmet Shehu është ish-kryeministri i Shqipërisë. Ai u gjet i vdekur më 18 dhjetor 1981 në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, dyshohet i helmuar pas konflikteve të vazhdueshme ish-diktatorin Enver Hoxha
ERTV Live😊: Lura në Programin "100 fshatra +" – Rindërtimi i rrugës dhe zhvillimi i agroturizmit me mbështetjen e qeverisë, dy shtyllat e Rilindjes së Lurës dhe transformimit të saj në një gur të çmuar të kurorës së Shqipërisë Turistike që kemi nisur të ndërtojmë🇦🇱
Posted by Edi Rama on Saturday, 16 June 2018
ERTV Live😊: Lurë – Në bujtinën e Llesh Doçit, një nga dallandyshet e para, të cilat lajmërojnë pranverën e një ndryshimi të shumëpritur të Lurës magjepsëse përmes agroturizmit. Qeveria do ta mbështesë fort krijimin e këtij motori të ekonomisë rurale, duke i'u gjendur në krah familjeve dhe individëve me ide e projekte konkrete, për zhvillimin e ekonomisë familjare e të komuniteteve në fshatrat e këtij vendi të pasur në bukuri natyrore, trashëgimi historike e kulturore, tradita gatimi e mikpritjeje, ku agroturizmi mund të luftojë me sukses prapambetjen, neutralizojë izolimin dhe mundë varfërinë👍
Posted by Edi Rama on Saturday, 16 June 2018
















