Gëzim Nikës (Kushtuar këngtarit Gëzim Nika – Mjeshtër i Madh)

 

Sa herë m’del n’qiellin e këngës,

Ylli i mëngjesit nis e s’ndriçon,

Nuk mu’ Gëzimit me ia zanë vendin,

Kënga e ti dhe mue m’preron.

 

Kurrë s’të pashë mjegull ndër sy,

N’kushtrim tand shkrep djelli e hana,

Nuk ka gur që s’gëzon për Ty,

Lumë Mërturi t’ka lind Nana.

 

N’asht je Gjergj, e n’këngë Ajkunë,

N’Rozafat gjijë ke pi,

Zani jot, si krahtë e shqipes,

Ylber rrinë përmbi ajri.

 

Kurrë s’ta dita ty folenë

Porsi dielli ti shtegton,

Në Kanjon t’Madh është tuj këndu,

Më tha Valbona tek buron.

 

Gjin PROGNI