Publikohet videoklipi i këngës zyrtare të “Botërorit 2018”

Sapo është publikuar videoklipi i këngës zyrtare të Kupës së Botës, “Rusia 2018”.

Kënga “Live it up” është bashkëpunim i Era Istrefit me dy artistë të suksesshëm botërorë, Nicky Jam e Will Smith dhe do të jetë himni i garës më të rëndësishme të futbollit, të Botërorit 2018.

Kujtojmë që kënga pa klip e publikuar në YouTube ka mbledhur mbi 17 milionë klikime.

Të gjithë po prisnin me padurim këtë videoklip, vetë këngëtarja ka publikuar për të gjithë fansat në Instagram një pjesë të klipit të këngës së Kampionatit dhe ka lajmëruar se video sapo ishte publikuar në Youtube.

Përveç këngës ritmike edhe videoklipi është mjaft i këndshëm dhe energjik dhe mund të themi me plot bindje se Era ka shkëlqyer mes yjeve botërorë. Videoklipin mund ta shikoni më poshtë: