Motrat shqiptare, njëra luan për Kombëtaren e Kosovës e tjetra për Malin e Zi

Nga Kemajl Goca

Motrat shqiptare nga Malësia e Malit të Zi, Dijana dhe Suzana Ujkiç. Dijana është hendbollistja më e mirë në botë për të reja në krah të djathtë dhe luan për kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti nga Podgorica dhe është anëtare e kombëtares së Malit të Zi për seniore.

Dijana me Buduçnostin ishin deri në çerekfinalen e Champions League, por fati nuk iu priu që të kualifikohen më tej.

Suzana është njeriu kryesor që ndihmoi Istogun ta fitoi Kupën e Kosovës dhe tash e disa ditë stërvitet  me kombëtaren e Kosovës – shkruan “BotaSot”.