Mall për Metin!

Nga Ilir KADIA

Sot në agim e pashë në ëndërr, Mikun tim!
I qeshur na përshëndeti me dorë, Dy herë!
U zgjova fill e më nuk fjeta!
Që ta ruaja ëndrrën
Si lule të freskët
Për miqtë tanë!