Dokument “sekret” për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë

Një dokument ende jo zyrtar që po qarkullon së fundmi në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, sipas të cilit del se BE nuk i jep aspak shpresë Shqipërisë e Maqedonisë për hapjen e negociatave në fund të Qershorit 2018.

Makfax, agjencia maqedonase e lajmeve, nga burimet në Bruksel, e ka zbuluar këtë dokument, në të cilën duket se disa vende të BE-së kanë vendosur një bllokim në fillim të negociatave të pranimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilat mendohet se mund të fillojnë vetëm në pranverën e ardhshme.